Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna, klandestinë e arratisje: Çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë, policia mësyn në “zonën e nxehtë”

schedule10:15 - 1 Korrik, 2022

schedule 10:15 - 1 Korrik, 2022

Mbrëmjen e djeshme, te Kthesa e Kamzës janë regjistruar të shtëna me armë dhe për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. Burime për gazetaren Xhensila Kodra bëjnë të ditur se seksioni i Trafiqeve në drejtorinë Tiranë kishte ndërmarrë një operacion në këtë zonë, tek pallatet maleziane.

Operacioni ishte për të arrestuar persona që merren me klandestinë. Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse të shtënat u bënë nga policia, apo nga personat që do të arrestoheshin. Ende nuk ka një njoftim nga policia, pritet të sqarohen rrethanat.

Kujtojmë se zona e Kthesës së Kamzës konsiderohet si “zonë e nxehtë” sa i përket trafikimit të emigrantëve të paligjshëm. Aty kryesisht bëhet grumbullimi i personave që kanë si destinacion veriun e Shqipërisë, me destinacion final vendet e BE-së. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!