Policia e Shkodrës ka vënë në pranga tre persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit bëhet me ditë se në pranga kanë rënë tre persona të shpallur në kërkim dy pret të cilëve të akuzuar për moskallëzim krimi dhe një tjetër i dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Njoftimi i plotë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapen dhe ndalohen 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tre personave të shpallur në kërkim:
L.T., 42 vjeç, banues në lagjen “Bahçallëk”, Shkodër, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në datën 20.11.2020, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
E.K., 38 vjeç, banues në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në datën 20.11.2020, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim;
S. J., 25 vjeç, banues në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në datën 20.11.2020, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al