Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Të shpallur në kërkim, për mashtrim, vjedhje dhe lëndë narkotike, tre të arrestuar në Vlorë

schedule14:21 - 20 Prill, 2023

schedule 14:21 - 20 Prill, 2023

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë i ndaluar është një 44 vjeçar i cili ishte akuzuar për mashtrim, gjithashtu një tjetër person i arrestuar është 54 vjeçari Sh.I., i cili është dënuar për vjedhje.

Një tjetër i ndaluar është një 33 vjeçar i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për vepra të ndryshme penale, me mbështetjen e inteligjencës informative, kapën shtetasin e shpallur në kërkim A. S., 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Kavajë.



Gjithashtu, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kapën dhe ndaluan shtetasin Sh. I., 54 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 33 vjeç, pasi duke dalë nga banesa, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!