Të shpallur në kërkim nga Spanja për trafikim narkotikësh, arrestohen dy të rinj në Fier

schedule14:18 - 6 Maj, 2022

schedule 14:18 - 6 Maj, 2022

Në 12 orët e fundit, policia e Fieriet ka finalizuar 2 operacione policore, të koduara “Coin” dhe “Vilanova”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Spanjës. Kështu, bëhet e ditur se në kuadër të operacionit “Coin” u kap 29-vjeçari A. Rr., 29 vjeç, banues në Mbrostar Ferko, Fier.

Për të riun, Gjykata e Coin/Spanjë, me vendimin e datës 21.04.2021, ka nxjerrë urdhër arresti për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”.

Kurse, gjatë operacionit “Vilanova” u kap 23-vjeçari R. T., banues në Fier, pasi Gjykata Penale 2 e Vilanova/Spanjë, me vendimin e datës 20.08.2021, ka nxjerrë urdhër arresti për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik.

Dy të rinjtë u arrestuan provizorisht me qëllim ekstradimin e tyre drejt Spanjës. /abcnews.al/