Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

(EMRI)/ I kërkuar nga Interpol Tirana prej 17 vitesh, kapet në Aeroportin e Athinës 48-vjeçari shqiptar

schedule14:16 - 1 Dhjetor, 2025

schedule 14:16 - 1 Dhjetor, 2025

Një 48-vjecar nga Tepelena, i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për “trafik të lëndëve narkotike”, është arrestuar nga policia greke në Aeroportin “Eleftheros Venizelos” të Athinës.

Ardian Gerbi nga Bënca e Tepelenës, është ndaluar mesditën e 29 nëntorit, por policia greke e ka bërë vetëm sot të ditur lajmin.

Sipas policisë greke, Gërbi rezulton se në vitin 2008, i ka shitur një tjetër personi 3 kg marijuanë dhe 290 gram kokainë.



Ardian Gërbi rezulton i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg. Ndaj tij kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!