Të shoqëruarit e protestës, pritet që 1 prej tyre të lihet në “arrest shtëpie”, 7 të tjerë “detyrim paraqitje”

schedule11:20 - 20 Maj, 2020

schedule 11:20 - 20 Maj, 2020

U arrestuan gjatë protestës së teatrit, pritet masa e sigurisë për 8  protestuesit.

Gazetarja Glidona Daci tha për “ABC News” se burime zyrtare nga ana e Prokurorisë së Tiranës kanë bërë me dije se do të kërkohet masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për njërin nga 8 të arrestuarit, ndërsa për 7 të tjerët do të kenë një masë më të lehtësuar “detyrim paraqitje”.

Nga ana e avokatëve mbrojtës është bërë me dije se organi i akuzës nuk ka prova konkrete ndaj personave të arrestuar.

7 persona janë arrestuar gjatë orëve të pasdites, të cilët në shenjë protestë të teatri u ulur duke bllokuar lëvizjen në shenjë proteste. Në protestën  e 17 majit në total u shoqëruan 64 persona, 21 prej të cilëve janë prceduar në gjendje të lirë.

Tetë të dyshuarit që do të dalin sot para gjyqtarit Meça janë: Erik Mertiri, Endrit Mertiri, Bojken Abazi, Kastriot Qema, Romeo Lilo, Ledion Xhoxhaj, Burim Tafilica dhe Sokol Ndoja.

Ndërkohë në Gjykatën e Tiranës aktivistë të Lëvizjes VetëVendosje kanë qenë në mbështetje të Bojken Abazit dhe shtatë personave të tjerë që janë arrestuar pas protestës më 17 maj.

Këta tetë persona ishin pjesë e protestës që u zhvillua pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe akuzohen për veprime arbitrare, kundërshtim me dhunë të policisë, dhe tubim i paligjshëm.

Gjatë protestës së 17 majit janë shoqëruar për në polici 64 persona, ndërsa policia vetë njoftoi për 7 efektivë të lënduar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!