Real Madrid mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Atletic Bilbao dje me shifrat 1-0 dhe mundi ta shtyjë luftën për titullin deri në javën e fundit të La Liga.
Gjyqtari i ndeshjes së djeshme Mateu Lahoz, një arbitër, për të cilin Real Madrid është ankuar shpesh dhe e bëri edhe mbrëmë me Luka Modric, që nuk ngurroi ta ngacmojë direkt Lahoz.
“Të shohim nëse mundesh të japësh penallti për ne. Sa herë ke fërshëllyer kundër nesh këtë vit?”-, i tha Modric gjyqtarit të ndeshjes. As Lahoz nuk ngurroi të përgjigjej dhe tha: “Keni marrë boll, ju mjaftojnë”.
Te Real Madrid ka nisur një ofensivë e qartë ndaj arbitrimin në përgjithësi, duke argumentuar se po tentojnë në ndalin madrilenët të fitojnë titullin. Sipas tyre Lahoz ishte një nga pengesat që dje fitorja ndaj Bilbaos të mos ishte e pastër. /abcnews.al