Të ruajmë peisazhin dhe monumentet e kulturës në Tiranë, mesazhi i fëmijëve me gjuhën e pikturës

schedule21:50 - 16 Maj, 2021

schedule 21:50 - 16 Maj, 2021

Nga Leontina Nika

33 fëmijë të moshës 9- 14 vjeç janë bërë bashkë në kolonin e artit, organizuar nga Qendra Kulturore dhe Tetari i Kukullave.

Punimet e tyre janë fokusuar në bukuritë e peisazhit periferik të Tiranës si dhe tek monumentet e kulturës thekson udhëheqësja Ruzmira Bejaj.

“Për të përcjellë Tiranën nuk është vetëm peisazhi por edhe monumentet e kulturës që fëmijët duhet ta njohin dhe ta përçojnë te të tjerët”, ka thënë ajo.

Të ruajmë historinë ky është mesazhi që përcjellin fëmijët.  Punimet e tyre u prezantuan në ambientet e Kalasë së Tiranës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!