Të gjithë personat mbi 18 vjeç në Britani do të mund të vaksinohen kundër Covid-19 në fundjavë, sipas një njoftimi nga Sir Simon Stevens, shefi ekzektutiv i NHS. Deri më tani janë administruar mbi 60 milion doza. Qëllimi i autoriteteve shëndetësore është vaksinimi i dy të tretave të të rriturve deri në korrik.
Britania ka ulur moshën e vaksinimit, duke i dhënë mundësinë personave të moshës 23 dhe 24 vjeç të vaksinohen. Gjithashtu sipas njoftimi të shefit të NHS, gjatë fundjavës personat mbi 18 vjeç do të kenë mundësi të vaksinohen kundër Covid-19.
Britania ka regjistruar 4,573,419 raste dhe 127,907 që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al