Të rinjtë nuk lexojnë më gazeta/ Gazetashitëse prej 34 vitesh, Teuta Muça: Nuk ka më interes

schedule13:46 - 10 Nëntor, 2024

schedule 13:46 - 10 Nëntor, 2024

Në të njëjtin vend, si tre dekada më parë. Teuta Muçon e njohin të gjithë te sheshi Wilson në Tiranë, e sidomos banorët e vjetër.

Prej 34 vitesh ajo shet gazeta. Në një botë ku teknologjia më shumë se çdo gjë tjetër ndryshoi median, Teuta vijon të sfidojë mënyrën e përçimit të lajmit.

“Jam shumë e kënaqur me punën që bëj, që shpërndaj kulturë në këtë lagje të kulturuar që e do shtypin, që e ka dashur dhe e do me këto pak gazeta që kanë ngelur”.

Ajo nisi të shiste gazeta, atëherë kur u hodhën hapat e parë e shtypit të lirë dhe të pavarur, pa rënies së diktaturës komuniste.

“E nisi babai në’ 90, punuan 2-3 vjet bashkë, pastaj ma la mua dhe bashkëshortit, tani punoj vetëm unë, bashkëshorti merret me punë tjetër se ka renë, shumica e gazetave jane online”.

Shumë gazeta nuk janë më në treg, ndërsa lexuesit besnikë të saj janë gjithnjë dhe më pak. Për t’u informuar me shtypin e ditës, pranë Teutës afrohen vetëm tw moshuarit.

“Mosha e tretë, nuk e harron gazetën, dalin që në 6 të mëngjesit që e duan gazetë”.

Tradicionalisht gazeta ka mbërritur herët tek lexuesi dhe dita për Teutën nis që në orën 05.00 të mëngjesit.

Shkon merr bashkeshorti furnizimin, unë vij këtu që të hap tavolinën. Pastaj vijne lokalet që duan gazetat për klientet, pastaj vijnë te moshuarit qe marrin gazeten“.

Numri i shitjeve ka rënë në mënyrë drastike. 52 vjeçarja e kujton me nostalgji, periudhën kur mijëra kopje i shiste që në orët e para të mëngjesit.

“Marr tirazh gati 550, mund të shiten 500 -450. Dikur e kujtoj me nostalgji, vetem ‘Koha Jone’ shisja 2 mijë deri në 3 mijë kopje dhe mbaronin, në 11.00 e mbyllja se nuk kishin me të më sillnin. Vinte blerësi përpara meje, nuk arrinim ta vinim në tavolinë gazetën. Filloi televizioni, nuk e ndjeva shume, por telefoni pastaj online u ndje”.

Informacioni tashmë merret në kohë reale, dhe për të rinjtë gazeta konsiderohet një mjet informimi i vonuar.

“Kam shumë kliente që dikur më merrnin të gjitha gazetat dhe tani kalojne i kemi ne telefon më thonë”.

Mbijetesën e gazetës, e sheh me pikëpyetje. E teksa dëshiron që ajo të vijojë të ekzistojë si një mënyrë tradicionale informimi, Teuta do vijojë ta shesë të Sheshi Wilson.

“Derisa të jenë këto, une jam. Inshallah të jenë gazetat, sepse duhet gazeta, nuk e ben vetëm telefoni”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!