Të rinjtë bashkë për mjedisin, ministri Klosi: T’i japim fund ndotjes së pasurisë kombëtare

schedule21:22 - 6 Gusht, 2019

schedule 21:22 - 6 Gusht, 2019

Të gjithë duam që kur të nisemi me pushime verore të gjejmë një ambient sa më të pastër në plazh dhe në mjediset ku do të pushojmë. Ministria e Mjedisit dhe Turizmit në bashkëpunim me kampin “Turtle” në Dhërmi organizuan një konferencë me të rinj e të reja se si të mbajmë pastër ambientet e plazheve.

“Ja dolëm që të realizonim një nga qëllimet që kishte i gjithë projekti “Smile”. Bashkë me promovimin e turizmit dhe sëbashku me evidentimin e vlerave turistike të vendit të kishim edhe shumë më shumë edukim mjedisor. Të 500 studentët që u përzgjodhën për projektin “Smile” gjatë këtyre 2 muajve ishin pjesë e trajnimeve të ndryshme për të bërë edhe atë që është thelbi i funksionit të ministrisë së turizmit dhe mjedisit, për të promovuar turizmin, për të promovuar zonat tona natyrore, pasuritë tona të mëdha në shërbim të turizmit. Besoj se ideja për të qenë sëbashku në një komunitet i cili promovon, studion mjedisin  e bën më të mundur realizimin e objektit. Ne do të vazhdojmë që projekti “Smile Albania” të jetë kudo ku ka turistë dhe ku duhet promovuar turizmi”, tha Klosi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!