“Të qënit prezent për njëri-tjetrin është gjëja më e vlefshme”, regjisorja Kapidani jep mesazhin reflektues

schedule11:30 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 11:30 - 14 Dhjetor, 2023

Në fund të intervistës në emisionin “Pas Mesnate”, regjisorja Sonila Kapidani dha dhe një mesazh për të gjithë, të cilin padyshim e lidhi me teatrin dhe të folurit publikë.

Ajo theksoi se në kohët që po jetojmë të qqnit prezent për njëri-tjetrin është gjëja më e vlefshme që mund të bëjë kushdo, pasi është bërë emergjencë.

Sipas Kapidanit, teatri dhe komunikimi në publikë, ka në qendër publikun dhe jo artistin, jo edukatorin.

Unë e mendoj veten të vogël për të dhënë mesazhe dhe teatri vetë ka atë procesin zhvillimor të ikjes së mesazheve dhe bërjes së një teatri për reflektim. Do doja që secili të reflektojë dhe ta besojë vërtetë brenda vetes së vetë se edhe teatri dhe komunikimi në publikë, ka në qendër publikun dhe jo artistin, jo edukatorin. Unë vërtetë ndjehem e plotë si artiste kur jam në skenë, por nëse nuk e kam publikun në qendër, nëse nuk e kam dijen që ndikimi që dua të jap e prek çdo njeri të shoqërisë, që nga ata që dalin në mëngjes për të pastruar qytetin dhe deri te ata që rrinë deri në mëngjes, sepse duan të bëjnë kërkime studimore në libra. Pra, një shtrirje shumë e gjerë shoqërore, të cilën ti si artistë ose si folës në publikë duhet ta bësh të reflektojë për gjëra që e çojnë shoqërinë përpara dhe që na i bëjnë jetët më të mira secilit prej nesh. Në kohët që po jetohet të qenit prezent për njëri-tjetrin është gjëja më e vlefshme që mund të bëjë kushdo, sepse është bërë emergjencë”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!