Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për tre vëllezërit Myslimi që dhunuan dy ditë më parë gjyqtarin në Vlorë pas një vendimi për çështje pronësie. Fatos Myslimit iu dha masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa dy të tjerëve, Elmazit dhe Myslimit iu dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Dalja e tyre nga gjykata u shoqërua me të bërtitura dhe ndërhyrje të familjarëve, të cilët tentuan të hapnin edhe derën e makinës së policisë teksa thërrisnin se në vend të tyre duhej të ishte gjyqtari dhe jo ata.
Ngjarja ndodhi në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku pas një vendimi të dhënë, gjyqtari Arqile Basho 63-vjeç është dhunuar nga të paditurit.
Lexo edhe: Kundërshtuan me dhunë gjyqtarin në Vlorë, arrestohen 3 vëllezërit
Tre vëllezërit kanë hedhur akuza në drejtim të gjykatësit duke pretenduar se po i grabit pronën dhe se sipas tyre vendimi i gjykatësit është dhënë kundër tyre.
Çështja kishte të bënte me një objekt që thuhet se është marrë nga një firmë ndërtimi për të bërë pallat. /abcnews.al