“Të punosh në fasoneri për 250 mije lekë”, rrëfimi i Dallëndyshes nga Kruja

schedule15:15 - 22 Prill, 2020

schedule 15:15 - 22 Prill, 2020

Mbi 4000 persona në Bashkinë e Krujës rezultojnë të punësuar në fasoneri. Njëra prej këtyre fasonerive është kthyer prej 2 ditësh në vatrën kryesore të përhapjes së virusit.

ABC News bisedoi me një prej punonjëseve të këtyre fasonerive, e cila ka rrëfyer se si kanë qenë masat e marra më herët për parandalimin e përhapjes së virusit dhe sa paguhet një punonjës në këto fabrika të prodhimit të këpucëve.

Dallëndyshja është një nga gratë që çdo ditë i duhet të punojë në fasoneri për të siguruar të ardhura të mjaftueshme për familjen e saj.

Nga dita kur një nga këto fasoneri u kthye në vatrën kryesore të përhapjes së virusit në qytetin e Krujës, eprorët e saj vendosën që ta mbyllin fabrikën deri në qetësimin e situatës.

“Në fabrikën tonë të gjithë drejtuesit aty janë munduar të zbatojnë rregullat e higjienës dhe distancimin. Mirëpo grumbullimet dihet që janë me rreziqe. Mbyllja duhet të ishte bërë më përpara. Fabrika që ka dalë si burim infeksioni ka më shumë punonjës të punësuar”.

Brenda territorit të Bashkisë së Krujës ushtrojnë aktivitetin e tyre 19 fasoneri të cilat janë të specializuara kryesisht në prodhimin e këpucëve dhe artikujve të ndryshme tekstile.

Mbi 4000 qytetarë e kanë të lidhur fatin e ekonomisë së tyre familjare me punën në këto fasoneri, punë që nuk është ndërprerë ende në ato fabrika ku nuk ka persona të infektuar me covid-19./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!