Krijimi i Superligës së Europës pritet të hasë në ndëshkime të rënda për klubet organizatore dhe këtë e paralajmëron edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Jesper Moller.
Për mediet ai shprehet se klubet që janë ende pjesë e Europa League dhe Champions League, pritet të përjashtohen menjëherë nga këto kompeticione.
Si pasojë, nëse ndodh kështu Champions League shkon menjëherë për PSG, pa luajtur gjysmëfinalet dhe finalen sepse City, Real Madrid dhe Chelsea janë mbështetës të Superligës.
“Pritet që ekipet e përfshira në krijimin e Superligës Europiane, që janë ende në garë për Champions League dhe Europa League të përjashtohen me efekt të menjëhershëm që nga e premtja e ardhshme”, u shpreh Moller. /abcnews.al