Epidemiologët në Gjirokastër japin alarmin se të sëmurët me Covid lëvizin në qytet duke mos respektuar karantinën. Shefi i kësaj drejtorie, Arenc Brahimi, thotë se në këto kushte është e pamundur ulja e numrit të të infektuarve pavarësisht së në këtë qytet kanë mbërritur testet e shpejta.
‘Ka nga ata pacientë që e kalojnë me një temperaturë të thjeshtë dhe lëvizin dhe lirshëm në qytet”, thotë ai.
ISHP e Gjirokastrës është furnizuar ditën e mërkurë me 400 teste të shpejta, përgjigja e të cilave del brenda 30 minutash. “Deri tani janë aplikuar 17 për ata pacientë të cilët duhet ti kenë shfaqur shenjat deri në 5 ditë”, tregon Brahimi.
Të sëmurët me simptoma apo jo, të cilët duhet të qëndrojnë të izoluar, shkojnë vetë pranë DSHP për kryerjen e testeve të shpejta në shkelje të procedurës së miratuar nga institucionet shëndetësore në Tiranë.
Epidemilogët thonë se në Gjirokastër nuk ka pasur raste të rënda shëndetësore po megjithatë sërish apelojnë për mosneglizhim të simpotomave.
“Pacientët në përgjithësi e kalojnë me simptoma të lehta por gjithmonë theksoj ata pacientë të cilët drejtohet që në momentet e para pranë mjekut të familjes” thotë Brahimi.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, qarku i Gjirokastrës ka aktualisht 489 raste aktive. /abcnews.al