Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të plakur e të ikur/ Civici: Dy arsyet pse emigrantët zgjedhin të kthehen. Nuk është çështje atdhetarie…

schedule20:34 - 2 Mars, 2026

schedule 20:34 - 2 Mars, 2026

Eksperti i ekonomisë Ardian Civici, i ftuar në emisionin Real Story në ABC News, deklaroi se rikthimi i emigrantëve në Shqipëri po ndikohet kryesisht nga faktorë ekonomikë dhe jo nga motive nacionaliste apo ndjenja atdhetarie.

Sipas tij, një pjesë e emigrantëve nuk kanë arritur pritshmëritë në vendet ku u vendosën, ndërsa shtrëngimi i politikave të ndihmës sociale në Europë po i shtyn të rishqyrtojnë qëndrimin jashtë vendit.

Civici theksoi se disa prej tyre janë kthyer me një nivel të caktuar zhvillimi ekonomik dhe po shërbejnë si “sirenë komunikuese” për të tjerët, duke nxitur një valë të re rikthimi, pasi shumë familje bëjnë llogaritë se mund të përfitojnë më mirë në Shqipëri.



“Një kategori janë ata që nuk kanë arritur atë që donin atje ku kanë shkuar dhe tani që politikat e ndihmës sociale në Europë po shtrëngohen gjithnjë dhe më shumë. Është edhe një faktor tjetër, sa po ato arritën me një nivel zhvillimi, janë si sirenë komunikuese. Edhe në Shqipëri po ndodh një valë rikthimi, ku një pjesë bën llogaritë se mund të përfitojnë mirë. Nuk është as çështje nacionalizmi, apo atdhetarie është çështje ekonomike”, tha Civici.

Nga ana tjetër, sondazhisti Eduard Zhaloshnja vuri në dukje se emigracioni i dekadës së fundit paraqet tipare të ndryshme nga dy dekadat e para pas viteve ’90. Ai theksoi se fillimisht emigrimi dominohej kryesisht nga meshkujt, një fenomen tradicional në shoqëritë emigratore, ndërsa më vonë dinamika ndryshoi edhe për shkak të faktorëve socialë e kulturorë.

“Dekada e fundit është shumë e ndryshme nga dy dekadat e para. Në dy dekadat e para kemi pasur largimin kryesisht të meshkujve, është tradicionale në të gjithë botën emigratore. Faktor tjetër është edhe fakti që për hir të traditës shqiptare, që një djalë martohet me një vajzë këtu dhe presin me vite procedurat. Prandaj edhe këto dekadat e fundit kanë ulur numrin e moshës, një arsye është edhe mosha e lindjes”, tha Zaloshnja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!