Superiorja rikthehet të premten, por jo të gjithë futbollistët e kanë mundësinë të luajnë për shkak të pezullimeve prej kartonëve apo prej vendimeve të marra nga Komisioni i Disiplinës. Ky i fundit mund të dënojë edhe ndonjë tjetër pas tensionit në fund të Tirana-Teuta.
Momentalisht të konfirmuar që nuk luajnë janë Xhoi Carkanji dhe Kyrian Nwabueze, lojtarë të cilëve u bashkëngjiten edhe dy të tjerë nga Bylisi dhe Laçi.
Ballshiotët nuk do të kenë në sfidën kundër Skënderbeut as Stivian Jankun, i pezulluar me katër kartonë të verdhë.
Për të njëjtën arsye as Emiljano Musta nuk mund të luajë të shtunën me Laçin kundër Partizanit. Mungesa edhe te Tirana e Teuta.
Erjon Hoxhallari u ndëshkua me karton të kuq dhe mungon ndaj Vllaznisë, kurse Aleksandros Kouros i Teutës nuk aktivizohet dot kundër Kukësit. / abcnews.al