Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të përqafohesh me “armikun”/ Lojtarët jordanezë, në rresht për të takuar legjendën Messi

schedule12:45 - 29 Qershor, 2026

schedule 12:45 - 29 Qershor, 2026

Kësaj i thonë “i dashur armik”. Futbollistët e Jordanisë patën dëshirë të realizonin një ëndërr, të takonin Lionel Mesin e të bënin një foto me të, pavarësisht se kapiteni I Argjentinës ishte një nga ata ishin fajtorë për humbjen e pësuar në Kupën e Botës.

Dy ekipet u ndeshën në sfidën e tretë në grupin J në Dallas, dhe Leo e nisi përballjen nga stoli.

Më pas, ai hyri në fushë në minutën e 60-të, dhe iu deshën vetëm 20 minuta për të realizuar nga goditja e dënimit, rrjetën e tij numër 6 në këtë Botëror.



Në përfundim, shumë nga futbollistët e Jordanisë u rreshtuan për ta takuar legjendën e futbollit, për të bërë foto me të, dhe për ta postuar në rrjetet sociale.

Një kënaqësi personale, por edhe një rritje e popullaritetit në Instagram apo kudo qoftë.

Jordania e mbylli misionin e saj në Botëror duke u eliminuar si e fundit në grup, pa asnjë pikë dhe me vetëm 3 gola të shënuar.

Mesi dhe Argjentina ndërkaq vazhdojnë rrugën me synim mbrojtjen e titullit botëror, ndërsa në raundin e dytë do të ndeshen me ekipin më të vogël të kualifikuar ndonjëherë në botëror, Kepin e Gjelbër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!