Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar dhe dënuar në Brindisi të Italisë për tregtim të lëndëve narkotike. Të arrestuarit janë: Gentian Ceku 44 vjeç i dënuar me 12 vite burg, Artur Licaj 55 vjeç, i dënuar me 18 vite burg dhe Ergi Xhamia 26 vjeç, i dënuar me 12 vite, sipas mediave italiane.
Hetimet kanë nisur që në vitin 2018 nga njësia e policisë së Leçes. Në atë kohë ishin një çift shqiptarësh të përfshirë, të cilët konsideroheshin si organizatorë të shitjes së drogës.
Droga nga Holanda dhe Turqia kalonte përmes autobusëve dhe kamionëve për në Oriapër t’u dërguar më pas në të gjithë Pulia dhe në provincën e Reggio Calabria.
Shqiptarët janë të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës, mbajtjes së armëve, shkelje dhe pastrimin e parave.
Autoritete italiane bëjnë me dije se nga kontrolli fizik në banesë u gjetën dhe u sekuestruan 57.526 kg kokainë, 200 gr heroinë, mbi 200 euro kesh, 2 pistoleta dhe një karikator, si dhe 2205 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.
/abcnews.al