Të përfshirë në trafik droge/ Pas aksionit të SPAK, pezullohen nga detyra tre efektivët

schedule13:36 - 2 Mars, 2025

schedule 13:36 - 2 Mars, 2025

TIRANË- Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH ka pezulluar pa pagesë të tre punonjësve të policisë, të cilët sipas SPAK janë të përfshirë në trafik droge Shqipëri-Greqi.
Të pezulluarit janë:
•Shkëlzen Ruska,  me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë.
•Ervis Alisinanaj, me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë.
•Elvis Dervishi., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, i shpallur në kërkim.
Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë ndaj këtyre punonjësve.
Policia e Shtetit vijon bashkëpunimin me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për evidentimin dhe largimin nga radhët e saj të punonjësve që cenojnë imazhin e Organizatës së Policisë së Shtetit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!