“Kap ça të kapësh”, Senida Mesi tregon si funksionon Rilindja në Shkodër

schedule20:41 - 27 Janar, 2020

schedule 20:41 - 27 Janar, 2020

Ish-deputeti Bardh Spahia publikon videon, ky  deputetja socialiste e Shkodrës, Senida Mesi pranon se drejtorët e emëruar nga qeveria në Shkodër, punojnë dhe vjedhin për vete sipas filozofisë “Kap ça të kapësh”.

Edhe pse me nofkën KÇK (kap ça të kapësh), Edi Rama ka etiketuar gjyqtarët e prokurorët e korruptuar, duket se edhe brenda Rilindjes ka plot KÇK.

Bardh Spahia në facebook:

“Me te ardh keq per socialistet e ndershem te Shkodres, qe perfaqesohen ne kete lloj niveli. Keta jane prurjet e Rilindjes, qe ankohen se ne 7 vjet ne pushtet, u kane dale Kap Ca te Kapesh, drejtoret qe vete i perzgjedhin me trafik influencash te erreta. Ky sinqeriteti i deputetes – ish zv.kryeministre ne fakt vlen per cdo “perzgjedhje” ne PS. Prandaj Shkodra nuk u ka dhene kurre besim. Tani deputetja e pranon edhe me ze e figure se cfare perfaqeson Rilindja! Prokuroria e Shkodres duhet te nise pa vonese hetimet per korrupsion e vjedhje kryesisht, bazuar mbi deshmite e deputetes se Edvin Rames”.

VIDEOJA E SENIDA MESIT

Deputetja Senida Mesi që më herët ka qenë zv/kryeministre shprehet në një emision se drejtorët e administratës në Shkodër nuk janë profesionistë, por individë të rekomanduar për qëllime personale  dhe për të raportuar te individë të caktuar.

“Sot jam shumë koshiente që në Shkodër kemi drejtorë që nuk janë profesionistë, por fatkeqësisht nuk janë as politik. Janë individë që kanë ardhur aty dhe i shërbejnë qëllimeve personale, private të individit që i ka rekomanduar aty, apo edhe interesit të vet personal. Bazuar edhe me argumentin “kap ça të kapësh”, sot jam dhe nesër do të më heqin, të përfitoj diçka për veten”, shprehet ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!