“Të pamëshirshëm me abuzuesit e çmimeve”, Veliaj: Do dezinfektojmë sërish kopshtet dhe çerdhet

schedule16:23 - 9 Mars, 2020

schedule 16:23 - 9 Mars, 2020

Kryebashkiaku , Erion Veliaj në një deklaratë për mediat ka folur për masat e marra për koronavirusin në Tiranë.

Veliaj theksoi se qytetarët duhet të tregohen më të kujdesshëm dhe se higjenizimi do të vazhdojë çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje, sa i përket hapësira publike.

“Qendrat sociale të ndryshojnë formatin e shërbimit. Të ndiqen të gjitha rastet ku abuzohet me çmimet. Është e pafalshme të abuzohet, do të jeni të pamëshirshëm me këdo që abuzon me rritjen e çmimit. Nuk do të ketë tolerime”, tha Veliaj.

Gjithashtu Veliaj theksoi se do të mbyllen qendrat sociale.

“Do ndërpresim shërbimin tradicional në qendrat socialet, për një shërbim alternativ. Më mirë t’ua shërbejmë aty ku jetojnë. Paniku është me i dëmshëm se vetë virusi. Te ruajmë qetësinë, janë marre disa masa, siç është mbyllja e shkollave. Ajo ishte një masë parandaluese.

Kjo përfshin dhe kopshtet dhe çerdhet ne kemi dezinfektuar këto institucione do të bëhëm sërish dezinfektim, kur të jepen urdhrat për rifillim. Në momentin që qeveria do të njoftohej rihapjen e tyre, ne do të bëjmë dezinfektim para hapjes.

Do të anulohen të gjitha aktivitetet, mbledhjet masive, si dhe festimet për ditën e Verës. Mezi e prisnim ardhjen e Malumës në Tiranë, por është anuluar çdo aktivitet deri në 3 prill.

Ajo që duam t’ju kërkojmë qytetarëve është që epiqendra e virusit të Shqipërisë, ndaj do ju luteshim që kush vjen ngas vendet e rrezikut, të vetëkarantinohen”, tha Veliaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!