Të paktën katër të vdekur dhe 10 të plagosur pas sulmit në një xhami në Kabul

schedule14:08 - 23 Shtator, 2022

schedule 14:08 - 23 Shtator, 2022

Katër persona kanë vdekur  dhe 10 janë plagosur, si pasojë e një shpërthimi  që ndodhi sot në një xhami në Kabul, teksa besimtarët po largoheshin pas namazit të së premtes.

Shpërthimi ndodhi në Ëazir Akbar Khan, një zonë që dikur ishte pjesë e “zonës neutrale” të qytetit dhe shtëpia e shumë ambasadave të huaja dhe zyrave të NATO-s, por tani e kontrolluar nga talebanët në pushtet.

“Pas namazit, kur besimtarët po dilnin, ka ndodhur shpërthimi në xhami. Të gjitha viktimat janë civilë,”, tha zëdhënësi i policisë së Kabulit, Khalid Zadran.

Shpërthimi është i fundit në një seri sulmesh vdekjeprurëse në xhami gjatë lutjeve të së premtes  gjatë muajve të fundit.

/abcnews.al