Të paktën 77 viktima nga përmbytjet në Turqi

schedule23:38 - 16 Gusht, 2021

schedule 23:38 - 16 Gusht, 2021

Si pasojë e përmbytjeve  që prekën Turqinë Veriore javën e shkuar kanë humbur jetën të paktën 77 persona. Lajmin e bënë të ditur autoritet në vend ndërsa raportohet se ende vijon kërkimi për dhjetëra persona të cilët rezultojnë të zhdukur.

Sipas Drejtorisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), 40 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur pas përmbytjeve që ndodhën pas shirave të dendur të mërkurën në provincat në Detin e Zi.

Në qytetin e Bozkurt, i cili mori edhe një nga goditjet më të forta, ekipet e shpëtimit kërkuan gjatë fundjavës nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara të cilat ishin mbushur me baltë.

Sot, ekskavatorët po pastronin grumbuj pemësh dhe objekte të tjera të transportuara nga uji, me ndihmën e ushtarëve të pajisur me lopata, sipas imazheve të transmetuara nga rrjetet televizive turke. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!