Të paktën 30 viktima e 3,000 të plagosur nga shpërthimi tragjik në Beirut

schedule21:24 - 4 Gusht, 2020

schedule 21:24 - 4 Gusht, 2020

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 3,000 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në kryeqytetin e Libanit.

Të dhënat i ka njoftuar ministri i Shëndetësisë në vend Hamad Hasan gjatë një daljeje në televizion. Ndërkohe, Marwan Abboud, guvernatori i qytetit të Beirut, ka arritur në vendin e ngjarjes ndërsa nuk i ka mbajtur dot lotët ndërsa fliste për gazetarët.

Abboud i tha një gazetari libanez se aktualisht janë në kërkim të zjarrfikësve që u dërguan për të shuar flakët që nisën përpara shpërthimit.

Lexo edhe: “Kërpudha” e frikshme u ngrit në ajër, autoritetet libaneze: Cili mund të ketë qenë shkaku i shpërthimit

“Ata erdhën për të luftuar zjarrin dhe tashmë janë zhdukur, u shpreh ai. “Nuk e dimë se ku mund të jenë. Jemi këtu për t’i kërkuar.”  /abcnews.al/