“Kërpudha” e frikshme u ngrit në ajër, autoritetet libaneze: Cili mund të ketë qenë shkaku i shpërthimit

schedule20:02 - 4 Gusht, 2020

schedule 20:02 - 4 Gusht, 2020

Ende nuk ka një shkak zyrtar për shpërthimin në Beirut që u ka marrë jetën të paktën 10 personave e ka plagosur qindra të tjerë.

Ndërkohë, gjeneral i lartëAbbas Ibra him, drejtues i Sigurisë Gjenerale, është shprehur për mediat libaneze se me shumë mundësi, burimi i shpërthimit ishte një depo në port, ku mbahej material me rrezikshmëri të lartë shpërthimi.

Po ashtu, dy burime kanë thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se bëhet fjalë për magazina ku mbaheshin eksplozivë.


Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm i doganave është cituar të thotë se nitrati ka qenë shkaku i shpërthimit masiv. Po ashtu, Ibrahim ka mohuar deklaratat e bërë më herët se në këtë ngjarje kishte gisht Izraeli.

Ministri i Jashtëm i Izraelit Gabi Ashkenazi i tha një stacioni televiziv lokal se shpërthimi ka të ngjarë të ketë qenë një aksident i shkaktuar nga një zjarr. /abcnews.al/