Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 3,000 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në kryeqytetin e Libanit.
Të dhënat i ka njoftuar ministri i Shëndetësisë në vend Hamad Hasan gjatë një daljeje në televizion. Ndërkohe, Marwan Abboud, guvernatori i qytetit të Beirut, ka arritur në vendin e ngjarjes ndërsa nuk i ka mbajtur dot lotët ndërsa fliste për gazetarët.
#محافظ_بيروت مروان عبود يبحث عن رجاله وسط ركام الانفجار .. ويبكي من هول الحادث الذي شبهه بما جرى في هوريشيما ونغازاكي#صحيفة_الخليج #لبنان pic.twitter.com/3NfajPtOxl
— صحيفة الخليج (@alkhaleej) August 4, 2020
Abboud i tha një gazetari libanez se aktualisht janë në kërkim të zjarrfikësve që u dërguan për të shuar flakët që nisën përpara shpërthimit.
“Ata erdhën për të luftuar zjarrin dhe tashmë janë zhdukur, u shpreh ai. “Nuk e dimë se ku mund të jenë. Jemi këtu për t’i kërkuar.” /abcnews.al/