Të paktën 25 persona kanë mbetur të vdekur nga përmbytjet në tunelet hekurudhore nëntokësore në Kinën Qendrore.
Qindra pasagjerë mbetën të bllokuar, ndërsa niveli i ujit për shkak të reshjeve rekord vijon të jetë në rritje.
Në provincën e Henan janë shpëtuar më shumë se 500 persona, ndërsa 200,000 persona janë evakuuar për shkak të përmbytjeve nga reshjet e dendura.
Ndërkohë në sipërfaqe rrugët janë kthyer në lumenj , me makina të mbuluara nga uji.
The videos shared on Chinese social media about the floodings in Henan following the heavy rain really show the severity of the situation. These are some of them. pic.twitter.com/zZMKxvAGAX
— Manya Koetse (@manyapan) July 20, 2021
Që nga e shtuna kjo provincë është përfshirë stuhi dhe reshje të dendura.
Life and death moment: a woman was rescued from flood waters by several people through a rope in Zhengzhou, which has been hit by torrential rains that have killed 12 people. pic.twitter.com/COvByKSd6Q
— Global Times (@globaltimesnews) July 21, 2021
Autoriteti Meteorologjik i Kinës theksoi se një pjesë e rajonit do të përballej me stuhi të ashpra dhe pritet që kjo situatë të fillojë të përmirësohet nga dita e premte./abcnews.al/