Të paktën 22 mijë banorë u vranë nga rusët, zyrtari: Mariupoli u kthye në qytet fantazmë, kudo ndihet era e vdekjes

schedule09:39 - 25 Maj, 2022

schedule 09:39 - 25 Maj, 2022

“Mariupoli është tashmë një qytet fantazmë.” Kështu e ka përshkruar qytetin-port i të Ukrainës që është thuajse i shkatërruar tërësisht nga Rusia, një zyrtar i kryebashkiakut.

Duke folur për CNN, Petro Andriushchenko  tha se zyrtarët e bashkisë së Mariupol besojnë se të paktën 22,000 banorë të qytetit janë vrarë gjatë tre muajve të luftës, një shifër kjo që nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Shifrat, tha Andriushchenko, janë marrë nga shumë kontakte që ai dhe zyrtarë të tjerë të bashkisë vazhdojnë të kenë me zyrtarë të bllokuar brenda. Por ai beson se numrat mund të jenë edhe më të lartë.

Sipas tij, procesi i rivarrimit të të vdekurve është komplikuar nga insistimet e rusëve që trupat të kthehen në një morg dhe ata që duan t’i marrin duhet të regjistrojnë një video në të cilën thonë se i ndjeri është vrarë nga ushtria ukrainase.

Bazuar në informacionin e mbledhur nga rrjeti i tij i burimeve, Mariupol është kthyer në mesjetë, tha Andriushchenko.

“Është absolutisht errësirë ​​brenda qytetit. Të vetmet drita janë nga trupat ruse dhe patrullat ruse”, tha ai. “Kudo ndihet era e vdekjes dhe era e zjarrit.”

Kujtojmë se Mariupoli ka qenë në qendër të një beteje “të egër’, disa mujore midis forcave të qeverisë ukrainase dhe ushtarëve rusë dhe luftëtarëve pro-rusë. Zyrtarisht, qyteti-port ra në duart e forcave ruse të premten, kur grupi i fundit i luftëtarëve Azovstal në fabrikën e çelikut që ata kishin mbajtur për disa javë u dorëzua. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!