Të paktën 10 të vdekur nga shpërthimi në Beirut, qyteti i shkretuar nga impakti

schedule19:11 - 4 Gusht, 2020

schedule 19:11 - 4 Gusht, 2020

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën në shpërthimin që ndodhi pasditen e së martës në Beirut, Liban.

Ministria e Shëndetësisë në vend citohet të ketë thënë se bëhet fjalë për qindra të plagosur ndërsa në pamjet e publikuara nga mediat mund të shihen qytetarë të gjakosur dhe të trembur.

Ministri i Shëndetësisë Hamad Hassan është shprehur se shkak për shpërthimin ka qenë një aksident me fishekzjarre. Ndërsa, teksa pluhuri largohej, Hassan i urdhëroi të gjitha spitalet që të fillonin t’u jepnin ndihmë të plagosurve.

Video të filmuara pas shpërthimit tregojnë impaktin e fuqishëm që ky aksident pati për qytetin. Automjetet duken të shkatërruara, pluhuri ka mbuluar rrugët, ndërsa një dëshmitar u shpreh se duket sikur ka ardhur fundi i botës.” /abcnews.al/