Të paktën 10 sulme terroriste janë parandaluar në Europë gjatë 2023

schedule14:58 - 23 Prill, 2024

schedule 14:58 - 23 Prill, 2024

Të paktën dhjetë sulme të lidhura me terrorizmin islamik u parandaluan në vitin 2023 nga shërbimet e inteligjencës perëndimore, sipas agjencisë holandeze të inteligjencës AIVD.

Duke paraqitur raportin e saj vjetor të martën, AIVD vuri në dukje se sulmet përfshinin plane për të goditur ndërtesa, si dhe sulme me thikë ndaj civilëve të rastësishëm.

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit ka rritur më tej kërcënimet dhe rrezikun e sulmeve.

Dhjetorin e kaluar, agjencia holandeze kundër terrorizmit ngriti nivelin e kërcënimit për herë të parë që nga viti 2019, duke përmendur luftën në Gaza.

/abcnews.al