Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Të pabindurit do të gjobiten”/ Aksioni për hapësirat publike, Rama paralajmëron zaptuesit

schedule15:17 - 20 Korrik, 2025

schedule 15:17 - 20 Korrik, 2025

Nuk ka më tolerime. 2 javë nga nisja e aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje, kryeministri Rama paralajmëron të pabindurit, se përveç shembjes me forcë të shtesave të paligjshme, do të paguajnë edhe një gjobë të majme.

“Ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar”

Për kryeministrin, ky aksion nuk po u shërben vetëm qytetarëve, por edhe klientëve të bizneseve për që do të marrin tani një shërbim më të mirë.

“Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit”

Nuk janë të pakët qytetarët dhe bizneset të cilët vendosën të heqin vetë shtesat e paligjshme në hapësirat publike për të evituar dhe gjobat, kurse në rastet e tjera është dashur ndërhyrja e IMT dhe Policisë.

/abcnews.al 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!