“Të ngushtojmë hendekun me BE”, Rama: Samiti në Tiranë, për të përfituar sa më shumë financime nga BE

schedule17:25 - 17 Korrik, 2023

schedule 17:25 - 17 Korrik, 2023

Kryeministri Edi Rama, mbajti një konferencë për mediat pas përfundimit të takimit informal me homologët e Ballkanit Perëndimor dhe komisionerin Varhelyi.

Kujtomë që në këtë takim, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, refuzoi të ishte i pranishëm.

Rama gjatë konferencës u shpreh se Shqipëria është duke u angazhuar seriozisht që samiti i Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tetor në Shqipëri, për herë të parë jashtë BE, të ketë një rezultat konkret për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri theksoi se ajo që është duke u përgatitur është një plan i ri i financimeve nga BE për vendet të Ballkanit Perëndimor, që sipas tij kanë një disbalancë të madhe në krahasim me vendet anëtare të BE.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ju e dini që Shqipëria do të mikëpresë procesin e parë të Samitit të Berlinit jashtë BE në tetor dhe për këtë ne jemi angazhuar shumë seriozisht me kancelarinë në Gjermane dhe me aktorë të tjerë, që ky samit të ketë një produkt domethënës për Ballkanin Perëndimor dhe të shërbejë për të hedhur në hap të rëndësishëm më tutje në raport me ato që Procesi i Berlinit ka në bazën e vet që janë lehtësimet e vazhdueshme  në ndërveprimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, por nga ana tjetë edhe për të hedhur një hap të rëndësishëm në raportet tona me BE. Dhe për këtë t dytën në sot ishim në Tiranë me komisionerin Varhelyi, i cili mbulon Rajonin dhe ka për detyrë trajtimin e çështjeve që kanë të bëjmë ne zgjerimin dhe me fqinjësinë dhe për këtë diskutuam.

Prej disa kohësh ne jemi në përpjekje si Shqipëri për të nxitur një mënyrë të re të të parit të gjërave në raport me Ballkanin Perëndimor në aspektin e hendekut që ekziston përmes vendeve anëtare dhe vendeve tona sidomos pas goditjeve të njëpasnjëshme si pandemia, kriza energjitike, apo lufta në Ukrainë që kanë bërë që BE të shpërndajë fonde të konsiderueshme për vendet anëtare dhe kjo ka zgjeruar akoma më shumë hendekun mes nesh dhe vendeve anëtare,  në aspektin e kapaciteteve plus mundësive të brendshme të çdo vendi.

Dukë marrë parasysh dhe kontekstin e përgjithshëm dhe sfidat që sot janë të përbashkëta, ne jemi përpjekur edhe duke u koordinuar të  krijojmë një tjetër qasje, që do të thotë paralelisht me negociatat të kemi një  mbështetje ekstra-financiare dhe ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kjo është diçka që ka filluar të formësohet dhe një plan i ri mbështetje ekonomike për Ballkanin Perëndimor është duke u përgatitur. Dhe për këtë diskutuan me komisionerin Varhelyi.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!