“Të ngeli mendja te seksi”, Armina i kthehet komentueses që i kërkoi reagim për vrasjen e Klodianit

schedule18:45 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 18:45 - 11 Dhjetor, 2020

Blogerja Armina Mevlani, e cila është e njohur edhe lidhjen me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzenin, është kritikuar nga ndjekësit, pasi ata kanë pritur nga ajo një reagim për vrasjen e Klodian Rasha, 25-vjeçarit që u qëllua nga një efektiv policie.

Ditën e mërkurë, kur nisën protestat, Armina postoi në Instagram një thënie filmi dhe një foto bashkangjitur, duke nxitur edhe komentet e shumta.

“Të ngeli mendja ke dashuria dhe seksi si nuk bëre një postim për krimin që ndodhi”, shkruan komentuesja.

Në këtë mënyrë, Armina ka zgjedhur t’i përgjigjet, duke i sqaruar se ka ndërmend që të ndërmarrë nisma në të ardhmen, që sado pak ndryshojnë jetën e një njeriu.

Replikat:

Komentuesja: Te ngeli mendja ke dashuria dhe seksi si nuk bere 1 postim per krimin qe ndodhi

Armina Mevlani: Une ruaj nje kontent me gjera vintage dhe duhet te postoj ne momente te caktuara ,nuk ka te beje ku eshte mendja sepse me besoni kjo gje qe ka ndodhur e shume te tjera me bejne te ndihem shume keq ,por nuk kam dashur te perdoret politikisht faqia ime sic ndodh pa dashur une shume shpesh. Ne kete rast do shperndajme se shpejti nje postim sensibilizimi shume personazhe publike.

Komentuesja: Me ke zhgenjyer , duhet te te mbeshtetni ket popull te varfer dhe te vrar ne cdo drejtim pa shpres pa jet!

Armina Mevlani: Me vjen shume keq ,une jam pjese e ketij populli dhe mbeshtes ne formen time pa i publikuar gjerat qe bej. Nuk dua ta politizoj figuren time sepse tek un keqinterpretohet. Por premtoj qe shume shpejt do ndermarr nisma me shume sesa thjeshte nje postim

Komentuesja:  Jemi mbushur me premtime, cdo dit e me keq per ket popull lum ne ne ca vendi jetojm e mjer ne kush na drejtojn!

Armina Mevlani: une nuk jam pjese e politikes dhe premtimet e mia nuk kane te bejne me ndryshime te medha . Por me ato te voglat qe sido te jete ndryshojne jete njerezish sado pak

Komentuesja: Mjafton mbeshtetja kurajo dhe xhesti te gjith I kan kto mundesi qe ne kto dit jan mundesi te medha. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!