“Të negociojë me kë të dojë”, Rummenigge liron Alaban

schedule16:09 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 16:09 - 20 Dhjetor, 2020

Kontrata e David Alaba me Bayern Munchen përfundon në verën e ardhshme dhe rinovimi nuk ka ardhur dhe duket se nuk do ndodhë. Të paktën kështu shprehet drejtori i Bayern, Karl Heinz-Rummenigge.

Ai shprehet se Alaba nuk e ka pranuar ofertën e Bayern, e cila nga sa kuptohet ka qenë e lartë. “Kaiser” shprehet se austriaku mund të negociojë me cilin klub të dojë nga 1 janari, ashtu siç e parashikon edhe rregullorja e FIFA-s për merkaton.

“Bayern Munchen bëri gjithçka ishte e mundur për të arritur një marrëveshje me të. Ne patëm shumë biseda, por donim një përgjigje nga ai deri në fund tetorit. Kjo nuk ndodhi dhe nuk e di nëse do të nisin negociatat.

 

Ajo që dua të bëj të qartë është se oferta jonë reflekton sesa e duam atë, por ai nuk e pranoi. Unë nuk i di thashethemet, ai mund të negociojë me kë të dojë që nga 1 janari”, u shpreh Rummenigge. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!