“Të ndreqet historia”, Rama: Nuk mund ta bëj politika, opozita jo e jo!

schedule20:07 - 2 Shtator, 2020

schedule 20:07 - 2 Shtator, 2020

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në përvjetorin e 100-të të “Luftës së Vlorës”, pasi tregoi faktet historike dhe shprehu falënderime për Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe të tjerë, të cilët kanë patur rol kryesor në mbrojtje të interesave shqiptare, nuk harroi të atakonte opozitën.

Kreu i qeverisë u shpreh se faktet historike për “Luftën e Vlorës” prej dekadash u mësuan nga brezat, në mënyrë të njëanshme, dhe se institucionet përkatëse duhet dhe mund të ndreqin historinë.

LEXO edhe: Lufta e Vlorës, Meta: Kur populli i merr në dorë fatet e veta atëherë janë të sigurta

Sipas tij këtë gjë nuk mund ta bëj politika.

Në fjalën e tij Rama tha:

“Duke dëgjuar fjalën e kryetarit të bashkisë për komunitetet fetare dua të theksoj edhe rolin e rëndësishëm që patën komunitetet fetare, kishat e xhamitë si dhe shumë priftërinj e hoxhallarë, baballarë e imam që janë në fakt një segment i panjohur të paktën për shumë prej nesh. Një tjetër element i Luftës së Vlorës është pjesëmarrja e pazakonshme e grave në atë luftë.

Jo vetëm e drejtpërdrejtë por ishin gratë që organizuan një rrjet shitjesh për mjekime dhe për të asistuar luftëtarët dhe padyshim të gjitha këto nuk e bëjnë aspak më të rëndësishme, thjesht tregon se çfarë peshe kishte ajo bërthamë luftëtarësh.

LEXO edhe: VIDEO/ Rama dhe Meta bashkë për “Luftën e Vlorës”, por nuk qasin as brrylat

Pa diskutim që përhapja e epopesë së kësaj lufte në të gjithë Shqipërinë solli më pas edhe një valë krijimtarie që zgjati, këngë që i dedikohen Luftës së Vlorës. Unë besoj që nderimi i tyre dhe i këtyre ngjarjeve bëhet përtej ndreqjes së gabimeve që trazuan shumë shpirtrat e tyre në shekullin që kaloi.

Për fat të keq historia është shkruar nga një palë fitimtarësh që nuk ndaloi së shkruari edhe pas fundit të diktaturës, duke dëmtuar edhe një brez tjetër që nuk e pati fatkeqësinë të mësonte në mënyrë të njëanshme historinë.

Lexo edhe:  “Të ndreqet historia”, Rama: Nuk mund ta bëj politika, opozita jo e jo!

Institucionet e kësaj fushe, jo politika, as pozita, opozita jo e jo, të mund të ndreqin dhe të krijojnë për të gjithë të tjerët një sens respekti për figurat e historisë sonë. Do ishte nderimi më serioz që do i bëhej Luftës së Vlorës dhe patjetër do ishte shlyerja e një borxhi të madh”.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!