Me lehtësimin e masave shtrënguese në Itali, të moshuarit patën mundësinë që pas më shumë se dy muajsh të takojnë sërish nipat e mbesat dhe familjarë të tjerë.
Por, të ndarë nga pandemia ishin edhe çiftet të cilët janë fotografuar në rrugët e sheshet e vendit duke u ritakuar. Çiftet në Napoli u puthen dhe përqafuan njëri-tjetrin pasi kishin që prej 9 marsit që qëndronin të mbyllur në shtëpi.
Italia po hyn në fazën e dytë të planit për menaxhimin e krizës së koronavirusit, pas dy muajsh kufizimesh të rrepta, në kuadër të të cilave qeveria mbylli parqe dhe u lejoi njerëzve që të lëviznin vetëm disa metra nga dera e shtëpisë për të bërë ushtrime thelbësore ose pazaret. Italianët u përballën me marrje në pyetje, gjobitje dhe madje dënime me burg, nëse gjendeshin jashtë, pa ndonjë arsye të vlefshme.
Vendi fqinj dhe shumë vende të tjera të Evropës kanë nisur tashmë që të lehtësojnë masat shtrënguese ndërsa epidemia që dikur “gëlonte” po njeh një trend disi më rënës në kontinentin e vjetër. /abcnews.al/