Karantina e vendosur në të gjithë botën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit ka shkaktuar shumë mall dhe dhimbje te shumë persona nëpër botë. Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në Spanjë ku një qytetar është bashkuar me gomarin e tij pas dy muajsh në karantinë.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se Ismael Fernández nuk ka pritur më shumë për të vizituar fermën e familjes në Malaga në fillim të kësaj jave pasi qeveria lokale lehtësoi kufizimet Covid-19.
38 vjeçari gjatë vizitës së tij në familje nuk është takuar vetëm me të afërmit por dhe me kafshën e tij të preferuar gomaricën Baldomera.
Nga pamjet e videos shikohet momenti kur dy miqtë janë përlotur në takimin e tyre. /abcnews.al