“Të ndalet lufta”, Rama në OKB: Dua të kemi paqe mes Ukrainës dhe Rusisë sa më shpejt të jetë e mundur

schedule21:53 - 27 Shtator, 2024

schedule 21:53 - 27 Shtator, 2024

SHBA- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës që mbajti në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, apeloi të ndalet menjëherë lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Rusia duhet ta ndalë këtë luftë. Edhe ne duam paqe, duam që të kemi paqe mes Ukrainës dhe Rusisë sa më shpejt të jetë e mundur. Kërkojmë paqe të drejtë, dhe të mbështetur në kartën e Kombeve të Bashkuara, në të drejtën ndërkombëtare dhe në rezolutën e OKB. Një paqe që nuk mund të minojë Ukraiknën dhe të drejtën e saj. Shqipëria do të qëndrojë në krah të Ukrainës për aq kohë sa do jetë e nevojshme.”, tha Rama.

Ai po ashtu u ndal tek konflikti në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit, ndërsa shtoi se Shqipëria mbështet zgjidhjen e konfliktit me krijimin e dy shteteve./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!