“Vajza qan se do me ngrënë. Nuk çfarë i bëj. Kam bërë atë supë. I thashë asaj më jep borxh, nuk më dha.”
Lista e gjatë e borxheve, ka bërë që dyqanet e lagjes t’i refuzojnë çdo ndihmë. Kjo është Fatime Gashi nga Durrësi. Jeton e vetme me mbesën dhe djalin në një shtëpi me qira në zonën e plazhit në Durrësit. Me të ardhurat që marrin e kanë të pamundur të jetojnë në këto ditë të vështira.
“Paguaj qiranë 160 mijë lekë. Më ka vdekur burri para 20 vjetëve, kam dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Unë jam vetëm me rrogën e çunit, paguan qiranë, Paguajmë edhe një kredi që kemi marrë për vajzën, se e kemi pas 6 muaj në allci. Jam në një gjendje shumë të vështirë ekonomike, nuk kam asnjë të ardhur, vetë jam pa pension, ndihmë ekonomike s’marr fare, vetëm me rrogën e çunit. Të paguaj qiranë apo kredinë”, shprehet ajo.
Frigoriferin e ka bosh. Shqetësimi më i madh i Fatimes janë djali dhe mbesa.
“Ju e shihni edhe vete, nuk kemi asnjë. Edhe bukën nuk e kam brenda.
Ka dy ditë që jemi shumë keq, djali sot ka shkuar vetëm me bukë dhe çaj. Sa të kenë mundësi të më ndihmojmë. Ka dy ditë vajzën pa ushqim fare, s’kam çfarë t’i jap, e kam me ilaçe, nuk kam çfarë t’i jap, s’kam mundësi ta çoj në kontroll për punën e këmbës, nuk kam çfarë ti bëj, tani të vejnë dorën në zemër kush mundet me na ndihmuar. Kam borxh të madh, tani njerëzit kërkojnë lekë, ku ti marr unë, mbi 1 milion lekë të vjetra borxh”, thotë ajo.
Fatimja i bën apel shtetit që ta ndihmojë që të kalojë për të kaluar këto ditë izolimi. /abcnews.al