Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të moshuarit në Vlorë shëtisin të grupuar, qytetarët lezhjanë thyejnë rregullat e karantinës

schedule11:40 - 3 Maj, 2020

schedule 11:40 - 3 Maj, 2020

Ditën e sotme të moshuarit kanë shfrytëzuar lejen për të lëvizur ditën e sotme brenda orarit të përcaktuar si pasojë e parandalimit të koronavirusit.

Ka pasur edhe pensionistë të cilët janë ndalur në disa parqe të vogla afër banesave të tyre. Edhe pse ata janë shprehur se oraret nuk janë shumë të favorshme, por duket se e kanë shfrytëzuar këtë mundësi për të shëtitur. Gazetari Elton Nika tha për abcnews.al se situata në Vlorë duket e qetë dhe me lëvizje, ndërsa shtoi se nuk është respektuar masa e distancimit social.

Ndërkohë edhe në Lezhë është shfrytëzuar fasha e orarit nga të moshuarit. Gazetari Gjergj Figuri tha për abcnews.al se ka edhe nga ata qytetarë të cilat kanë thyer rregullat, ndërsa shtoi se policia është vënë në lëvizje për të qytetarët lezhjanë që kanë thyer karantinën.

Qytetarët kanë ngritur shqetësimin e tyre ndaj personave që nuk kanë respektuar masat e marra për parandalimin e COVID-19, duke kërkuar edhe një vëmendje më të madhe nga strukturat e Policisë. Ndërkohë Lezha është një nga qytetet të cilët nuk u përfshinë në zonën e gjelbër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!