Të moshuarit në Shqipëri, një në tre e konsideron veten të varfër

schedule15:01 - 25 Shkurt, 2018

schedule 15:01 - 25 Shkurt, 2018

Rrjeti shqiptar për personat e moshuar vlerësoi kushtet social-ekonomike, gjendjen shëndetësore dhe pjesëmarrjen e kontributin e të moshuarve në zonat urbane dhe rurale te Tiranes, Shkodrës dhe Vlorës. 38% e të moshurëve e konsiderojnë veten të varfër ose shumë të varfër aq sa pamundësia financiare shumë prej tyre nuk i lejon as për të blerë ilaçe.

Një ndër tre të moshuar ose 38% e tyre e konsideron veten të varfër ose shumë të varfër. Rrjeti shqiptar per personat e moshuar vlerësoi kushtet social-ekonomike, gjendjen shëndetësore dhe pjesëmarrjen e kontributin e të moshuarve në zonat urbane dhe rurale të Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës.

22% e te moshuarve raportuan se nuk kishin ngrohje të mjaftueshme dhe të përshtatshme në shtëpitë e tyre gjatë dimrit, shifër kjo që në zonat ruale arrinte deri në 35%. Ndërkohë që gjendjen shëndetësore e konsideronin të keqe ose shumë të keqe 36% e tyre.

Vetëperceptimi negativ ishte shumë më i lartë në zonat periurbane dhe rurale, ndërsa sëmundjet kronike dominonin tek të moshuarit që jetonin në qytet.

Megjithëkëtë 16% e të moshuarve treguan se vitin e fundit nuk kishin qenë në gjendje të merrnin shërbim shëndetësor e kjo jo vetëm nga pamundësia fizike, por edhe nga largësia e qendrave shëndetësore. Një në katër nga personat që kishin marrë një recetë nga mjeku thanë se gjendja financiare nuk i kishte lejuar të blente ilaçet.

Të moshuarit në Shqipëri përbëjnë 11 % të populatës së përgjithshme me tendencë rritje vitet e ardhshme. Niveli i lartë i emigrimit të të rinjve dhe moshave të mesme e bën të domosdoshme vendosjen e çështjeve të moshimit mes prioriteteve kryesore të qeverisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!