Të miturit përdorues droge, Hysi: Parandalim, jo të ndjekim rastet pasi ka ndodhur fenomeni

schedule13:48 - 9 Nëntor, 2021

schedule 13:48 - 9 Nëntor, 2021

Të miturit e përfshirë në krime të ndryshme është dhe tema që është diskutuar këtë të martë në një panel të ftuarish në ABC Live me gazetaren Juli Xhokaxhi.

Pjesë e panelit të të ftuarve ka qenë edhe pedagogia, Vasilika Hysi e cila ka theksuar se hallkat kryesore përgjegjëse për mbrojtjen e të rinjve është e rëndësishme që të bëjnë dhe parandalimin e përfshirjes së të miturve në rrugët kriminale.

Hysi ka theksuar se tek ne përfshira e të miturve bëhet pasi ato janë zhytur në këtë rrugë dhe e kanë të vështirë që të dalin prej saj.

“Parandalimi është elementi më i rëndësishëm, në këtë kam parasysh policinë dhe një sërë tjetër institucionesh. Ajo që më shqetëson mua është se në merremi me fenomenin kur ajo ka ndodhur, dhe nuk i kushtojmë si duhet vëmendje faktorit që e nxisin fëmijët që të bëjë këto veprime.

Pak ditë më parë është festuar Halloween, ku shumë prindër janë shqetësuar pasi në lokalet ku kanë qenë fëmijët e tyre atyre u është dhënë pije e fortë alkoolike apo dhe lëndë narkotike. policia nuk është e vetme në këtë process, por janë dhe organet e qeverisjes vendore. Administratorët e njësive vendore kanë shumë informacion në lidhje me familjet që kanë probleme me familjen.

Ajo që më ka shqetësuar është se ne i dimë pikat e nxehta ku shpërndahet drogë, kudo ku ne ecim të paktën 3-4 pika ne i kalojmë me këmbë dhe aty kalon dhe patrulla e policisë, ku dhe në mes të ditës ka shpërndarës droge dhe përdorues. Ne duhet të ndalemi te ato që i furnizon këto të rinj dhe të reja”, ka thënë Hysi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!