“Të mbjellim grurë në Mars”, Ministrja-gazetares: Të sfidoj ta gjesh këtë deklaratë!

schedule21:03 - 18 Mars, 2022

schedule 21:03 - 18 Mars, 2022

“Të mbjellim grurë në Mars”, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, e pyetur nga gazetarët për një deklaratë të supozuar të saj që qarkullon në rrjet ajo u përgjigj duke thënë: “Nëse ti e gjen një deklaratë timen në media, që unë e kam thënë këtë do të sfidoja që ta sillje”.

Pyetje: Një deklaratë e juaja që mund të mbjellim grurë në Mars është bërë virale, keni një koment për këtë?

Frida Krifca: Nëse ti e gjen një deklaratë timen në media, që unë e kam thënë këtë do të sfidoja që ta sillje. Sepse unë nuk e kam thënë këtë gjë. Edhe sikur unë të çmendesha dhe të thoja një gjë të tillë, nuk do më linte ekipi im të flisja kështu.

/abcnews.al