Të magjepsur pas diellit, familja çeke shijon plazhin në Ksamil

schedule13:00 - 26 Nëntor, 2022

schedule 13:00 - 26 Nëntor, 2022

Veronika, Lukas dhe vajza e tyre Greta që prej muajit tetor kanë mbërritur nga Çekia në vendin tonë.

Të surprizuar nga moti i ngrohtë në këtë fund vjeshte po marrin rreze dielli dhe po notojnë në plazhin e Ksamilit.

I pritëm të dilnin nga deti.

“Ishim në Vlorë fillimisht, por vendet më të bukura të jugut janë Ksamili, Saranda, Butrinti. Moti në këtë periudhë të vitit këtu është si në Karaibe. Në në Çeki nuk e kemi këtë mot në nëntor. E pabesueshme për ne që është kaq ngrohtë. Mund të shijosh gjithë detin, i vetëm në qetësi, është më mirë sesa në sezonin e verës. Për plazhin s’paguajmë, çmimet janë të lira dhe po na pëlqen shumë.“

“Këtu është shumë këndshëm. Kemi ardhur që në fillim të tetorit. Kemi një shtëpi në Sarandë. Shpesh herë vijmë këtu në Ksamil për të marrë rreze dielli. Temperatura 22 grade, uji është i ngrohtë është kaq mirë, si verë.”

Ju ka pëlqyer kaq shumë klima sa kanë vendosur të qëndrojnë dhe 3 muaj të tjerë.

“Ne po planifikojmë të kalojmë gjithë dimrin këtu, se është qetësi.”

Në Ksamil takuan dhe Marek, i cili po viziton disa shtete të Ballkanit. Prej një muaji ndodhet në Shqipëri.

“Kam udhëtuar në disa shtete të Ballkanit. Isha në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Kam një muaj në Shqipëri. Më pas do shkoj në Greqi dhe Turqi. Ksamili ka një det të mrekullueshëm, që nuk e gjen në vende të tjera, koha është kaq e ngrohtë dhe me diell. Në vendin tim tani temperatura të mund të jetë 7 gradë. Une kam mundësi të udhëtoj me kamper edhe jashtë sezonit. Kjo është periudhë më mirë për mua sepse është qetësi, nuk ka shumë njerëz.”

Polakut po i shijon qëndrimi në Ksamil, por ka rezerva për pastërtinë e vendeve që ka vizituar në Shqipëri.

“Në Shqipëri keni probleme me plehrat, gjithandej ka plehra. Në rrugë dhe ambiente të ndryshme, kudo ku shkoj shoh plehra dhe kjo nuk është një gjë e mirë.”

Ksamili është një nga zonat më të preferuar nga shqiptarët dhe të huajt për të pushuar. Prej motit të ngrohtë këtë vit sezoni turistik zgjati përtej verës./Abcnews.al/