Fredi Beleri vijon në burg, vijojnë dhe reagimet e Greqisë për të. Një grup avokatësh grekë erdhën këtë të hënë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, për të gjithë së bashku mbi cështjen që ka tensionuar mjaftë marrëdheniet mes dy vendeve fqinjë. Ata sollën argumente bazuar konfentës së të drejtave të njeritut, për kërkuar lirimin e tij nga paraburgimi.
“Unë pyes veten për zgjatjen e afatit të mbajtjes në paraburgim të një të zgjedhuri, mandati i të cilit është miratuar nga Kolegji Elektoral, i cili nuk ka mundur të delegojë funksionet e veta që prej 14 majit, pra prej 4 muajsh”
Ajo çfarë ishte kërkesa e tyre lidhej me betimin e Fredi Belerit, si kryebashkiak I Himarës.
“Kryeministri shqiptar duhet t’u japë autorizimin e nevojshëm vartësve të tij, përkatësisht Drejtorit te Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale të burgut të Durrësit ose Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke i lejuar ata të lehtësojnë transportin e Belerit për në Himarë, të shoqëruar nga oficerë policie, në mënyrë që të bëjë betimin e detyrës”
Avokatët përmendën konventat që prekin të drejtat e njeriut, por qëndruan larg cështjes thelbësore, nëse ai ka blerë apo jo vota, për 14 majin.
“Për sa i përket esencës së çështjes, është apo jo i fajshëm Beleri, nuk futem këtu, e zgjidhin gjykatat e vendit”
Sipas avokatëve grekë, masat e sigurisë ndaj Belerit janë arbitrare dhe të rënda dhe asak proporcionale për atë cka dyshohet dhe rrezikun që ai paraqet./abcnews.al