Të lidhur prej më shumë se dy vitesh, çifti i njohur i showbiz-it i japin fund lidhjes

schedule08:34 - 18 Nëntor, 2021

schedule 08:34 - 18 Nëntor, 2021

Çifti i njohur, Camila Cabello dhe Shawn Mendes, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas dy vitesh.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë ata, duke publikuar një deklaratë të përbashkët nëpër llogaritë e tyre në Instagram.

“Ne kemi vendosur t’i japim fund lidhjes tonë romantike, por dashuria për njëri-tjetrin si njerëz është më e fortë se kurrë. Ne e nisëm lidhjen tonë sikur shokë të ngushtë dhe do të vazhdojmë të jemi shokë të ngushtë, kështu që e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj që nga fillimi dhe për të ecur tutje”, thuhet në deklaratën e çiftit.

Ata kanë qenë një prej çifteve më të famshëm në showbiz dhe kanë realizuar edhe disa këngë bashkë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!