“Të kujdesemi për njëri-tjetrin”, Soreca apel shqiptarëve: Duhet të jemi zgjidhje, jo problem i situatës

schedule11:53 - 20 Mars, 2020

schedule 11:53 - 20 Mars, 2020

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca u është bashkuar thirrjve të autoriteve ndaj qytetarëve shqiptarë që të bëjnë kujdes dhe të ndjekin masat e qeverisë për të mos përhapur koronavirusin.

Soreca përmes një postimi në Twitter kërkon që të respektohet sakrifica e mjekëve dhe policëve, të cilët po kujdesen për shëndetin e të gjithëve.

“Të gjithë duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin. Të sillemi në mënyrë të përgjegjshme, të ndjekim të gjitha rregullat me rigorozitet. Të respektojmë sakrificën e përditshme të mjekëve shqiptarë dhe të punonjësve të policisë për të na ruajtur të gjithëve. Le të bëhemi pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemit”, shkruan Soreca. /abncews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!