Edhe në Lezhë është shfrytëzuar fasha e orarit nga të moshuarit. Gazetari Gjergj Figuri tha për abcnews.al se ka edhe nga ata qytetarë të cilat kanë thyer rregullat, ndërsa shtoi se policia është vënë në lëvizje për të qytetarët lezhjanë që kanë thyer karantinën.
Qytetarët kanë ngritur shqetësimin e tyre ndaj personave që nuk kanë respektuar masat e marra për parandalimin e COVID-19, duke kërkuar edhe një vëmendje më të madhe nga strukturat e Policisë. Ndërkohë Lezha është një nga qytetet të cilët nuk u përfshinë në zonën e gjelbër.
Lezhjanët mund të përballen me ndëshkime, pasi ata kanë thyer rregullat e karantinës. “Të karantinuarit në zonën e plazhin në Shëngjin kanë thyer karantinën dhe kanë dalë shëtitje në bregdet. Qytetarët kanë qenë ata që kanë ngritur shqetësimin për këtë situatë, duke kërkuar nga Policia e Shtetit që të ndërhyjë. Rreth 400 persona të cilët janë vendosur në karantinë në Shëngjin nëse nuk respektojnë masat për parandalimin e COVID-19, mund të kthehen në rrezik për qytetarët”, raportoi per ABC News Gjergj Figuri.